I ftuar në Programin 200 në Alsat, sonte ishte Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili ka folur për hyrjen e Alternativës në Qeveri dhe se Alternativa në kohë shumë të vështirë po i ndihmon vendit.
“ Ne komunikojmë me kryeministrin Zoran Zaev Kryetari Ali Ahmeti është takuar edhe me Afrim Gashin kryetarin e Alternativës deputetët tanë janë në kontakt të përditshëm me deputetët e Alternativës dhe absolutisht jemi pro hyrjes së tyre në Qeveri përputhjes tonë programore dhe realizimit të Qeverisë edhe me mbështetjen e tyre e në veqanti në këtë kohë ku Brukseli por edhe Sofja duan një partner të qëndrueshëm në Shkup i cili mund ta realizon marëveshjen e cila mund të arhet dhe ta zbaton atë dhe prandaj neve na duhet dhe kemi nevoj që gjithësecili Alternativa por edhe gjithë të tjerët që duan ta shofin Maqedoninë Europiane ti bashkangjiten kësaj shumice parlamentare.” Deklaroi Grubi.