Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionon 21 gradë në Rtv21, u shpreh se ideja për organizimin e ngjarjen Peace Festival erdhi si ide që rinia të njihet me vlerat dhe arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ideja për Peace Festival por edhe aktivitetet e tjera si Shkolla për Liderë të Rinj erdhi si ide që të rinjtë të njoftohen me vlerat dhe arritjet e Marrëveshjes së Ohrit. Nëpërmjet sondazheve të ndryshme pamë që është më mirë të organizojmë aktivitete që do tu përshtateshin të rinjve të mësonin për vlerën e Marrëveshjes së Ohrit ndaj erdhën në Shkup emrat e muzikës modern si: Bardhi, Tuna, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, dhe Noizy. Si dhe organizuam shkollën për lider të rinj ku ishin pjesmarrës tek 80 rinj, të cilëve iu ndan edhe çertifikata. Ajo Marrëveshje e cila u nënshkrua në vitin 2001 sot po mësohet dhe kujtohet nga të gjitha gjeneratat. Kemi rini, kemi infrastrukturë te nevojshme, ndaj ne nuk do të ndalemi me projekte të reja dhe aktivitete të përbashkëta” u shpreh Grubi. /indeks.mk/