4.8 C
Skopje

Grubi: Nga sot në Maqedoni të Veriut hyrja dhe dalja pa certifikatë vaksinimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se nga sot, Qeveria ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të çertifikatës së vaksinimit, çertifikatës për Covid 19 të tejkaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend.

Grubi gjithashtu ka informuar se në lidhje me këtë vendim shfuqizuam edhe masën për izolim shtëpiak me shpenzim personal në kohëzgjatje prej 7 ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e lartëpërmendura.