20/07/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi u pyet sot nga gazetarët për veprimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me flamurin ikonografik të Shqipërisë së madhe.

Grubi tha se partitë e vogla tentojnë të faktorizohen më këto veprime duke krijuar defokusim të qytetarëve nga politika aktuale, sidomos tashmë kur vendi ndodhet në një proces të rëndësishëm siç janë ndryshimet kushtetuese.

“Ata janë parti e vogel me komplekse të mëdha, ndaj unë mendoj se as institucionet e as mediumet nuk duhet merren me ta, të ju japin hapësirë që me gjeste të tilla të faktorizohen. Pa ikonografi që nuk ju shërben as shqiptarëve, maqedonasve apo cilit do popull tjetër në shtetin tonë, e posaçërisht tash kur në vendin tonë erdh një mysafir nga Departamenti Amerikan për të forcuar rrugën tonë drejt BE-së, ndërsa ata veprojnë në atë mënyrë për defokusim të opinionit. Ai qëndrim, ai fjalor është vetëm për vetë-faktorizim dhe ju shërben vetëm agjendave të nuk ja duan të mirën këtij vendi dhe këtyre qytetarëve”, deklaroi Grubi.