11/12/2024

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në emsionin 360 shkallë pas shumë temave, ka folur edhe për ligjin e famshëm të lojërave të fatit të cilin presidenti nuk e dekretoi.

Grubi thotë se detajet e ligjit nuk i din sepse të njëjtin e ka përgatitur Ministria e Financave.

Thotë se pas kryeministrit shqiptar, ligji për lojërat e fatit ka qenë premtim kryesorë i BDI-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas Grubit, qëllimi i BDI-së ka qenë që bastoret dhe kazinot të jenë 1 mijë metra largë objekteve fetare dhe atyre arsimore, raporton indeks.mk

“Nuk i di detajet e ligjit sepse kjo nuk është puna ime, është puna e Ministrisë së Financave, ne në zgjedhjet e 2020, përveç qellimit kryesor, kryeministrit të parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë, kishim edhe ligjin për lojërat e fatit dhe heqjen e kazinove dhe bastoreve, nga shkollat fillore dhe të mesme si dhe nga kishat dhe xhamitë, ky ishte premtimi ynë kryesor, bëmë video, fushatë elektorale”, tha Grubi.

Përmendi edhe faktin se ligji është mbështetur edhe nga organizatat anti-bixhoz të cilët edhe kanë protestuar për një gjë të tillë.

“Ne premtuam se do të avokojmë për atë ligj në të cilin sinqerisht besoj dhe dua që pikat e basteve dhe kazinotë të largohen nga qendra e qytetit nga shkollat madje edhe objektet fetare. sepse ҫdo dyqan i dytë në kryeqytet dhe në te gjitha qytetet tona është ose kazino ose bastore dhe mbeshteta edhe heqjen e tyre të plotë do të votojmë për heqjen e tyre të plotë në vend, siҫ ka ndodhur tashmë në Kosovë dhe Shqipëri”, deklaroi Grubi.