01/12/2024

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që përmes instrumentit financiar të fletëobligacioneve të ndihmoj komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen e detyrimeve të papaguara.

Lajmin e ka bërë të ditur për opinionin, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka ndarë dhe detaje më të hollësishme nga ky vendim.

Statusi i plotë:

✅Përmirësojmë stabilitetin financiar të komunës së Tetovës dhe Zhelinës!

👉Qeveria përmes instrumentit financiar të fletëobligacioneve strukturore të emetuara nga Ministria e Financave do të ndihmojë komunën e Tetovës dhe Zhelinës në shlyerjen e detyrimeve të maturuara dhe të papaguara të tyre.

📈Vlera e fletëobligacionit financiar për Komunën e Tetovës është 250.165.143 denarë, ndërsa për Komunën e Zhelinës 21.735.891 denarë.

Shfrytëzues të këtyre fletëobligacioneve do të jenë kreditorët ndaj të cilëve komunat në fjalë kanë detyrime të papaguara dhe ata do të mund t’i shfrytëzojnë këto fletëobligacione për shlyerjen e tatimeve nga Drejtorisë së të Hyrave publike, respektivisht për
👉pagesën e borxhit tatimor të maturuar në bazë të TVSH-së (përveç TVSH-së gjatë importit) dhe
👉tatimin mbi fitimin.

Afati i maturimit të fletëobligacioneve është 10 vjet dhe komunat detyrohen që ta kthejnë vlerën nominale të përgjithshme të fletëobligacionit në këste të barabarta 10 vjeçare në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.