4.8 C
Skopje

Grubi takon krerët e Komitetit Olimpik Europian e Ndërkombëtar: Falënderova për nderin që i bënë Shkupit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë, Artan Grubi, njëherit Ministër për Sistem Politik dhe Marëdhënije ndërmjet bashkësive, ka marrë pjesë në Asamblesë së 51-të Gjenerale të Komitetit Olimpik Europian në Shkup.

Me ç’rast ka takuar edhe kryetarin e Komitetit Olimpik Europian z. Spiros Capralos dhe kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, z. Thomas Bach të cilët Grubi thotë se i ka falënderuar për nderin që i kanë bërë Shkupit, raporton indeks.mk

Pëpos kësaj, Grubi thotë se udhëheqësisë së Komitetit Olimpik të vendit dhe të gjithë sportistëve pjesë е rrugëtimit të saj u ka uruar jubileun e 30-të.

Statusi i plotë:

Me ftesë të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut dhe kryetarit të saj z. Daniel Dimevski mora sot pjesë në hapjen e Asamblesë së 51-të Gjenerale të Komitetit Olimpik Europian në Shkup, pikërisht në jubileun e 30-të të themelimit të Komitetit Olimpik të vendit tonë.

Faleminderova kryetarin e Komitetit Olimpik Europian z. Spiros Capralos dhe kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, z. Thomas Bach për nderin që i bënë Shkupit duke uruar proces të mbarë pune, ndërsa udhëheqësisë së Komitetit Olimpik të vendit dhe të gjithë sportistëve pjesë е rrugëtimit të saj ua urova jubileun e 30-të.

Në fjalimin tim potencova rëndësinë që ka organizimi i kësaj ngjarje që dëshmon unitet vlerash dhe në çastet kur e gjithë vëmendja e botës është e orientuar kah lufta dhe kriza e shkaktuar prej saj dërgon mesazhin e fuqishëm të paqes përmes sportit, këtij dimensioni që bashkon popujt në arenat e sukseseve./indeks.mk/