13/04/2024

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi ka uruar të gjithë besimtarët musliman me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Grubi në urimin e tij shkruan që në këtë muaj të praktikojmë sa më shumë vlerat më të larta njerëzore, siç janë respekti, mirësia e bamirësia, duke uruar ndër të tjera dhe agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë agjëruesit.

Urimi i plotë:

Besimtarë të nderuar,
Në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj që begatitë dhe bekimet e tij shpirtërore të ndriçojnë vatrat e juaja familjare.
Le të shfrytëzojmë çdo çast të këtij muaji për të praktikuar vepra të mira në frymën e vlerave të larta njerëzore të paqes, respektit, mirësisë dhe bamirësisë.
Qofshin të pranuara ditët e agjërimit dhe të gjitha lutjet!
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!

 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=954268062729379&set=a.262689908553868