15.8 C
Skopje

Grubi: Vazhdojmë të zgjidhim problemet e banorëve të Haraçinës!

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi njëherit Ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieje ndërmjet Bashkësive ka marrë pjesë ka marrë pjesë në përurimin e ujsjellësit të Komunës së Haraçinës. Grubi ka thënë se Qeveria vazhdon të qëndrojë afër Haraçinës dhe se pas problemit me energjinë themelimit të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, sigurimit të mjeteve për rregullimin e kanalit të ujërave të zeza, sot, në bashkëpunim me Komunën lëshuan në përdorim edhe rrjetin e ujësjellësit.

Në vigjilje të ngjarjes Grubi njofton se ka përgëzuar kreun e komunës, Ridvan Ibrahimi për angazhimin e përpiktë në realizimin e programit zgjedhor të BDI-së.

Vazhdojmë të zgjidhim një nga një problemet e banorëve të Haraçinës!

Pas zgjidhjes së problemit me rrymën elektrike, themelimit të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, sigurimit të mjeteve për rregullimin e kanalit të ujërave të zeza, sot lëshuam në përdorim edhe rrjetin e ujësjellësit, projekt i shumëpritur që u bë realitet si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të kreut të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi me kryetarin e komunës Eyüpsultan nga Turqia , z. Deniz Köken.

Përgëzova Ridvanin për angazhimin e përpiktë në realizimin e programit tonë zgjedhor dhe i premtova përkrahjen e plotë të të gjithë kabinetit qeveritar edhe në realizimin e sa më shumë projekteve tjera në shërbim të jetës cilësore të banorëve të Haraçinës.

https://www.facebook.com/photo?fbid=625711058918416&set=pcb.625718722250983