27.8 C
Skopje

Grubi: Vepra e Nënë Terezës është një trashëgimi, duhet të ndajmë me gjeneratat e ardhëshme

Sot Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me ITSHKSH, nën kujdesin e Zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë Artan Grubi, organizoi ekspozitën e fotografive të Nënës Terezës, ngjarje kjo me rastin e 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës.

Me këtë rast, Grubi theksoi se vepra e Nënë Terezës është një trashëgimi, duhet të ndajmë me gjeneratat e ardhëshme.

Më paraqet nderë të veçantë që sot hapëm ekspozitën e fotografive kushtuar të madhes Nënë Tereza me rastin e 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së saj, organizuar në bashkëpunim me ITSHKSH.

Nënë Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj njerëzve më të braktisur të botës, pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

Vepra e saj për kohën tonë është një trashëgimi, që duhet ta ndajmë me gjeneratat e ardhëshme!

https://www.facebook.com/photo?fbid=627154448774077&set=pcb.627155668773955