03/10/2024

Zëvendësministri Artan Grubi, i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Maqedonia në lidhje me akuzat nga opozita të cilët thonë se ideja që presidenti i vendit të zgjidhet në Kuvend ka qenë e tyre, u shpreh kjo ide është evidente në materialet e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2014.

“Edhe pse e kishin lexuar fjalimin një ditë përpara nuk arritën ta kuptojnë fjalimin dhe në përpjekje të shfrytëzimit të fjalimit dolën me një panikë që ata të dalin të parët, që të nesërmen Ali Ahmeti të dali me kopjen e tyre.
BDI-në e karakterizon një opinion një përshtypje në opinion se është jashtëzakonishtë shumë e fuqishme në mënyrën se si i trajton çështjet, prandaj ne dolëm me lajmin që do të servonim diçka të madhe, ku ne dolëm me një fushatë të madhe ku të gjithë në këtë fushatë mediatike u konfuzuan se mund të ishte Ahmeti kandidat për president.
Por fjalimi i zotit Ahmeti dje kishte rënë në duart e Arben Taravarit të cilët theksaun paragrafin e fundit të fjalimit të cilët dështuan në leximin e pikave të cilët dhe në panik sollën edhe preskonferenc në ora 7 ditën e djesgme.
Ky dështim më solli mua sonte që të vi këtu dhe të ju tregoj se ky program është i BDI-së që nga viti 2016 si dhe nga materialet e vitit 2020. Me këtë veprim teza e vetme që ata kanë është që të ulin Bashkimin Demokratik për Integrim”, tha Grubi. (politiko.mk)