Në një intervistë për gazetën “Politika”, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, ka kritikuar liderin e opozitares VMRO-DPMNE – Hristijan Mickoski për bashkëpunim me ish-liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Gruevski thotë se Mickoski u bë aleati më i madh i Zaevit, duke i ndihmuar këtij të fundit të qëndroj në pushtet.
“Unë i qëndroj atyre deklaratave. Ndërkohë arriti edhe konfirmimi publik nga ministri për punë të brendshme dhe nënkryetari i partisë LSDM, Oliver Spasovski për bashkëpunimin mes Zaevit dhe Mickoskit, kur në një intervistë për mediat maqedonase theksoi se Zaev është në anën e partisë gjatë takimit në selinë e LSDM-së, kryesia e partisë e njoftoi për përmbajtjen e bisedës me Mickoskin. Pra, kjo është më shumë, nuk është informacion sekret, as i pa-verifikuar. Fatkeqësisht, në vend që të luftojmë për ta mposhtur Zaevin në skenën politike dhe për të ndihmuar në ndalimin e padrejtësisë e cila u shkaktua nga persekutimi politik për mua dhe kolegët e mi – Mickoski u bë aleati më i madh i atij që krijoi dhe dikton atë në persekutim politik. Zaev i ka bërë dëme të pallogaritshme Maqedonisë, veçanërisht pikëpamjeve të tij për çështjet kombëtare. Hyrja e bullgarëve në Kushtetutë është një problem i vogël, sepse pasojnë çështje akoma më të vështira – çështje për identitetin e popullit maqedonas, historia dhe gjuha e saj. Duke ditur qëndrimet e shprehura publikisht të Zaevit se ne dhe bullgarët jemi i njëjti popull, siç tha ai në një intervistë për mediat bullgare, a opinioni maqedonas e pa këtë, pyes unë çfarë do të ndodhë me Maqedoninë pas zgjedhjeve vitin e ardhshëm nëse ai vazhdon të mbajë peng liderin e opozitës”, thotë Gruevski”, deklaroi ai.