0.8 C
Skopje

Guardiola: Rezultat i rëndësishëm, luajtëm me cilësi dhe u mbrojtëm mirë

schedule22:45 – 30 Prill, 2022

Manchester City bën detyrën ndaj Leeds në Premier League, teksa merr një fitore të pastër 4-0. Një fitore shumë e rëndësishme kjo në garën për titullin kampion në Angli, me “Qytetarët” rimarrin vendin e parë në klasifikim duke zbritur Liverpool në vendin e dytë.

Pas kësaj fitoreje, trajneri Pep Guardiola u shpreh shumë i kënaqur me fitoren, teksa theksoi se skuadra e tij e ka dominuar të gjithë takimin.

“Ne erdhëm nga ndeshja kundër Real Madridit dhe gjetëm një ekip agresiv, por luajtëm shumë mirë. Pas golit të dytë ne ishim në kontroll dhe mund të kishim shënuar shumë të tjerë.

Për ne ishte një rezultat shumë i rëndësishëm. Anuloni gabim në nisje? Mendova se ishte pjesë e futbollit. Përveçse luajtëm me cilësi, ne u mbrojtëm edhe shumë mirë.

Duam të luajmë deri në fund për shansin për të fituar kampionatin”, ka deklaruar tekniku katalanas. /f.a/abcnews.al