11/12/2024

Është vendosur sot gurthemeli i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë në Tetovë, me ç’rast i pranishëm ishte dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se objekti i ri shkollor do të jetë sipas të gjitha standardeve europiane me kapacitet për rreth 300 nxënës të kësaj zone.

Statusi i plotë:

Pas ndërtimit të shkollave fillore në Vizbeg, Jabollçishtë dhe Bllacë, sot bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferi, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, zëvendësministrin Agim Nuhiu po vazhdojmë ecurinë progresive të punës me vendosjen e gurthemelit të objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Ndërtimi i kësaj shkolle sipas të gjitha standardeve të arsimit cilësor është nevojë e domosdoshme e rreth 300 nxënësve të kësaj zone, andaj mbetemi të përkushtuar për finalizimin sa më shpejtë të këtij projekti kapital.