Është hapur sot Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022 (KIFT). Në këtë panair e pranishme ishte ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.
Me këtë rast, Baki Hoti kryetar i Turizmit të Kosovës, ka thënë se Kosova duhet të promovojë turizmin e saj dhe të marr pjesë me paketat e huaj turistike në vendet e ndryshme.
“Në këtë panair është viti i parë që po e organizojmë. Kemi biznese nga shtatë shtete të rajonit. Panairet janë pikëtakim mes komunitetit që shikojmë mundësinë e bashkëpunimit. Qëllimi kryesor është që Kosova të promovojë sa më shumë dhe të arrij marrëveshje ndërkombëtarë turistike”.
Rrahman Kasa kryetar i unionit
turistik shqiptar, ka thënë se në bashkëpunim me shtetin e Kosovës janë duke bërë
më të mirën sa i përket bashkëpunimit të turizmit.
“Jemi të interesuar për të rritur
sa më shumë imazhin e Kosovës. Ne jemi organizuar bashkërisht në turizmin e
Kosovës që të promovojmë fuqishëm në tregjet ndërkombëtare, hapësirat mbar
shqiptare duke dalur me një paketë të integruar të përbashkët me qëllim që të tërheqim
tregjet në vendin ton. Meqë Kosova nuk ka det, por ka të gjitha atraksionet e
tjera kulturorë dhe duke i bashkuar me bregdetin e Shqipërisë përbëjmë një potencial shumë të madh turistik
nga i cili mund të përfitojnë gjithë bizneset, gjithë popullsia”, u shpreh ai.
Krytari i organizatës turistike në
Ulqin Gëzim Hajdinaga, ka thënë se
barrierat në kufi janë heq dhe se shumë shpejtë pritët të këtë lehtësim të
procedurave tjera.
“Besoj se këta dy minuta nuk mund
ta prezantojmë atë që Ulqini mund të jap për Kosovë. Me 1 maj ne kemi hapur
sezonin turistik zyrtarisht, atje janë duke pushuar vëllezërit tan më hotelet e
bukura. Barrierat i kemi hek. Komunikimi me institucionet në kufi tashmë është bërë që edhe anëtarët e familjes që nuk
kanë dokumente zyrtare mund të hynë me një dokument të thjeshtë identifikimi”,
u shpreh ai.
Kurse, ministrja Hajdari ka deklaruar se Kosova ka potenciale për të shënuar progres në fushën e turizmit. “Kosova ka shumë çka për të treguar sidomos nga fusha e turizmit kulturor dhe natyror. Unë si ministre kam vendosur që kjo të jetë një nga prioritetet e ministrisë që unë e drejtoj. Kemi shumë çka të tregojmë sidomos për trashëgimin kulturorë që shteti ynë e ka. Kur kemi një zë të përbashkët në koordinim jemi akter më mirë të koordinuar. Përmes Ligjit të ri që kemi filluar i cila ëshët në lexim të dytë dhe tani do të kalojë, Ne do të kemi më shumë potenciale për bashkëpunim”, ka thënë ajo.