03/11/2024

Shkruan: Azgan Haklaj

Ali Ahmeti ka shumë për të thënë dhe për të dhënë për shqiptarinë dhe demokracinë!

Ali Ahmeti surprizoi jo pak shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë trojet etnike me prezentimin e kandidaturës së Bujar Osmanit për president të vendit.

Dikush ndonëse në minorancë mund të thotë se është një levizje elektorale në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Por janë disa dekada e arritje madhore sistematike të këtij shqiptari të madh e të rrallë që deshmojnë se Ali Ahmeti e mendon mirë premtimin dhe e unifikon fjalën me veprën.

-Të arrish të faktorizosh shqiptarët në shkallën superiore në këtë republikë ish jugosllave ishte e paimagjinueshme por Ali Ahmeti e materializoi me luftë e me paqe.
-Të ngresh flamurin e kombit krenar në Shkup përbri Skenderbeut e Shenjt Terezes as në ëndrrën me optimiste nuk ishte shfaqur por Ali Ahmeti me shokë e realizoi.
-Te ngresh shkolla shqipe e universitete në vendin ku po atrofizohej deri dhe gjuha ametare ishte përrallë në kufijtë e legjendës, por ishte Ali Ahmeti që e ideoi dhe e realizoi.
-Te kesh kryetar kuvendi shqiptar e aq më tepër një ish luftëtar në republikën parlamentare maqenonase ishte fantazi por ky burrë i madh i shqiptarisë e vizionar i demokracisë e instaloi.
-Ti prish qeverisë maqedonase me kryeministër shqiptar, zv/kryeministra, ministra kush e fantazonte…por ishte Ali Ahmeti që do ta realizonte.

E qershia mbi tortë është tre ditë më parë kur ky burrë shteti me emrin e një Hazreti, Ali Ahmeti deklaroi një kandidaturë të spikatur për president, Bujar Osmanin.

Me vendosmerinë që e dominon qenien e tij Ali Ahmeti e shoqëroi kandidaturën me sloganin e thjesht e ndoshta më të goditurin për kohën:
“Jo Rusisë Po Europës”.

Jam i sigurt si shumica e bashkëkombasve të mij’ se Ali Ahmeti do ta çojë edhe këtë levizje tek realiteti.

https://www.facebook.com/azganhaklaj.faqjazyrtare/posts/pfbid0bdU3KhUQUfHnFBWi9WYqQeHuqxpKwZM6rwtfXePwtPKXKkhQBYDNoFNSLzmi1vpDl