12/10/2024

Ngritja e faktorit politik shqiptar deri në majat e pushtetit në Maqedoninë e Veriut, dëshmon për emancipim politik dhe vizionin e tyre për shtetin dykombësh si model i avansuar.”

Kështu është shprehur për portalin indeks.mk, analisti I njohur Kosovar, Halil Matoshi.

Sipas tij, shqiptarët e kanë sot një Kryeministër në Maqedoninë e Veriut, jo si rezultat i identitetit të ngurtë etnik, por si hapje ndaj kulturave e gjuhëve tjera, me solidarësi qytetare para veçimit etnik.

Në këtë kontekst, ai veçon edhe meritat e faktorit politik shqiptar më të përfaqësuar këtyre dy dekadave të fundit, BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmetit.

“Meritor padyshim âsht politika largpamëse e Ali Ahmetit dhe elitës politike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që zgjodhën vlerat e përbashkëta Perëndimore (europeane) para ideologjizimit partikular dhe kombëtarist”.