Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik ka shpallur sot emrat e 86 ndërmarrjeve vendore që do të marrin grante për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike. Kjo është një thirrje publike që ka për qëllim të nxisë ndërmarrjet që të investojnë në teknologji të reja, inovative, të avancuara, “të gjelbra” dhe digjitale për transformimin e tyre. Kjo do t’u mundësojë atyre të tejkalojnë pasojat e krizave pandemike dhe klimatike, dhe të rrisin konkurrencën në tregjet ndërkombëtare.
Vlera totale e grantit është 4.4 milionë euro, ndërsa ndërmarrjet vendore do të kontribuojnë me 2.7 milionë euro në realizimin e projekteve. Me këtë, vlera totale e investimeve në sektorin privat në bazë të kësaj thirrje publike arrin 7 milionë euro. Nga numri total i ndërmarrjeve fituese, 43% janë start-up, sipërmarrje të reja, dhe 46% kanë një grua si pronare ose drejtuese. Projektet fituese do të punojnë në fusha të ndryshme si teknologji e informacionit, shëndetesi, industri teknologjike, bujqesi, hoteleri, industri tekstile, ndёrtim, maqineri, arsim, marketing etj.
Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili, ka uruar fituesit dhe ka theksuar se Fondi ështё njё partner i tyre në rrugёtimin sipёrmarrёs. Ai ka thënё se Fondi ka mbёshtetur deri mё tani 1153 projekte me vlerё totale prej 130 milionё euro. Ai ka shtuar se Fondi inkurajon entuziastёt qё ta kthejnё idenё e tyre unike nё realitet dhe qё tё kontribuojnё nё zhvillimin ekonomik tё vendit.