Kryetari i Aleancës
për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur retorikë artificiale
deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar
Vuçiq për luftë të mundshme në Ballkan, pas tensioneve në veri, raporton Ekonomia
Online.
Sipas tij, këto deklarimet kanë vetëm një qëllim për t’ia rritur çmimin paktit për mos sulm që pritet të nënshkruhet nga liderët e të dy vendeve.