27.8 C
Skopje

Haradinaj kritikon Qeverinë: S’guxojmë për çdo aksion në veri të na nxjerrin ndërkombëtarët

Ish-kryeministri, Ramush
Haradinaj, po vlerëson se Qeverisë së vendit i mungon vizioni sa i përket
menaxhimit të situatës në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për shtyrjen
e vendimit për reciprocitetin me targa dhe letërnjoftime me Serbinë, Haradinaj
tha se kjo praktikë duhet të ndalet, pasi që sipas tij, pas aksioneve institucionet
po detyrohen të largohen.

Madje sipas kreut të AAK-së në çdo situatë intervenimi i ndërkombëtarëve po del të jetë i domosdoshëm, duke shtuat se kjo praktikë nuk guxon të përsëritet.

“… ajo që na
shqetëson është mungesa e një vizioni të kësaj Qeverie që mos të na përsëritet
e njëjta situatë që kur të shkojmë në veri e pastaj duhet me na tërheq ndërkombëtarët
me na nxjerrë. Është bërë një praktikë e keqe fshehja pas debatit publik me
Listën Serbe nuk e shtyn datën 1 shtator”.

Haradinaj ka thënë
se përplasjet e Listës Serbe me Qeverinë janë të zakonshme dhe punë të
brendshme të ekzekutivit.

Ai shtoi se po të
ishte në krye te Qeverisë nuk do të merrej me Listën Serbe, por me krijimin e
kushteve më të mira për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton EO.

“Këto janë çështje
të brendshme të koalicionit besoj ndërmjet VV-së dhe Listës Serbe, pra nuk kem
koment ne, këto janë çështje të brendshme të tyre të Qeverisë. E para ne nuk
mund të dimë asgjë mes tyre se zoti Rakiq është ministër i Kurtit, ato janë
marrëdhënie të brendshme të Qeverisë”.

“Po të isha unë
kryetar Qeverie unë nuk isha marrë me këto debate, por e kisha ngrit moralin e
trupave, kisha shkuar me rritje page e beneficione, pasi që ata kur shkojnë në
veri ata përballen edhe me vdekje”.