
Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA, nëpërmes një reagimi publik ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Tetovës, Bilall Kasami pasi ky i fundit i “demantoj” të dhënat e publikuara ku shihej se si Komuna e Tetovës ka harxhuar shuma të majme në nivel ditorë për udhëtime.
Deklarojnë se të dhënat e publikuara nga Instituti IDEA janë marrë nga autoriteti më i lartë në shtet për çështjen e financave dhe buxheteve, pra nga Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë, raporton indeks.mk
Sipas IDEA-s, në mënyrë që të rritet transparenca dhe qytetarët të informohen më mirë mbi detajet e shpenzimeve të Komunës së Tetovës dhe komunave tjera, ftojmë z. Bilall Kasamin dhe të gjithë kryetarët e komunave të cilët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që të publikojnë llogaritë përfundimtare financiare
Reagimi i plotë:
REAGIM PUBLIK
Të nderuar qytetarë, dëshirojmë të sqarojmë disa çështje thelbësore në lidhje me publikimin e fundit të Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA mbi shpenzimet e komunave në nën-kategorinë “Udhëtime dhe Shpenzime Ditore”.