09/09/2024

Mik i afërt i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq! Kështu e quajti mbrëmë Arben Taravari kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në një postim teksa shfryente inatin e tij politik ndaj kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Por, kryetari i shkarkuar tashmë i Aleancës për Shqiptarët, mesa duket është penduar dhe postimin “e nxituar” të mbrëmshëm, e ka edituar, duke e larguar kryeministin Rama nga statusi i tij akuzues e të mbushur me gjuhë të urrejtjes.

Ndonëse Taravari njihet si kryetar Facebooku i cili jep opinionit e tij vetëm në profilin personal në Facebook, mesa duket shkarkimi i ka bërë dëm, sepse ai më nuk di as se çfarë flet, as çfarë komenton apo kend po e akuzon!

Në vazhdim ju sjellim statusin e edituar