03/10/2024

Ashtu siç ishte parashikuar, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael. Ai pritet që të zhvillojë diskutime me qeverinë izraelite sa i takon agresionit që ka nisur prej fillimit të tetorit mes këtij shteti dhe Hamasit.

Kjo është hera e dytë që Blinken viziton Izraelin pas sulmit të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor. Ai udhëtoi tri herë në Izrael dhe në gjashtë vende arabe gjatë asaj vizite.

Ndërkohë, Blinken do të vizitojë edhe Jordaninë. Kjo e fundit njoftoi të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet në Izrael dhe se nuk do ta lejojë ambasadorin e Izraelit në Jordani të kthehet në vend. Ajo tha se nuk do t’i ndryshojë këto vendime derisa të përfundojë konflikti në Gazë.
(BalkanWeb)