09/12/2024

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski së bashku me kabinetin qeveritarë pritet që nesër, (E enjte) të japin dorëheqje, për ti liruar vend, kryeministrit të parë shqiptarë Talat Xhaferi dhe kabinetit të tij.

Sipas paralajmërimeve, pas dorëheqjes së Kovaçevskit, në Kuvend do të ketë dy apo tre ditë debat dhe më pas të dielën me 28 janar, (E Diel) edhe përfundimisht të zgjidhet Talat Xhaferi si kryeministër i parë në Maqedoni, raporton indeks.mk

Talat Xhaferi në postin e kryeministrit do të vijë me votat e deputetëve të BDI-së, ASH-së, LSDM-së, Lëvizjes Populli dhe partisë së udhëhequr nga Arjanit Hoxha po edhe deputetëve të tjerë që kanë vendosur që në Kuvend të funksionojnë si të pavarur.

Përveç Xhaferit që do e merr postin e kryeministrit Kovaçevski, ndryshime pritet të ketë edhe në vendin e kryeparlamentarit, vend ky që do të mbetet i lirë pas emërtimit të Xhaferit si kryeministër, sipas paralajmërimeve dhe marrveshjes, në vend të Xhaferit pritet të vij, deputeti dhe koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Është opozita shqiptare që ka dalur hapur dhe ka deklaruar se nuk do e mbështesin emërtimin e Xhaferit në krye të Qeverisë./indeks.mk/