16/01/2025

Analisti politik, Besim Hoda në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedoni duke komentuar rolin e opozitës ka potencuar se brenda këtyre tetë viteve nuk është ditur se a ka patur opozitë me plotëkuptimin e fjalës pasi edhe strukturës e sotme politike që janë në opozitë ose këto që janë tani në pozitë, kanë qenë gjysmën e kohës në pozitë, gjysmën në opozitë.

“Sa herë që është hapur porta e pushtetit kanë hy, janë akomoduar brenda saj duke hedhur të gjitha ato fjalët që i kanë thënë dikur në opozitë dhe pastaj kur këto porta janë mbyllur apo ka pasur keqkuptime brenda tyre, nga pakënaqësitë personale e jo ideologjike janë larguar dhe kanë marrë rolin e opozitës” – ka thënë Hoda.