05/10/2024

Kryetari i Partisë Evropiane Demokratike, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibrahimi në Klan Macedonia ka komentuar përzgjedhjen e Kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut duke e cilësuar këtë si akt historik, njofton bild.mk.

Ai ka potencuar se kjo temë është në qendër të polemikave dhe debateve tani, por që pas një periudhe prej 10 apo 20 viteve do të përkujtohet si çast historik që ka ndodhur për herë të parë.

“Sado që të jetë simbolikë, mbi të gjitha është akt historik, i cili ndoshta në këto momente mund të kalojë me debate pro dhe kundër të qëndrimeve partiake, mirëpo realisht pas 10 viteve apo 20 viteve, do të ekzistojë si një datë historike që ka ndodhur për herë të parë”, tha mes tjerash Arjanit Hoxha. /bild.mk