11/12/2024

“Flirti i Vetëvendosjes në Maqedoni” ishte tema e diskutimit të panelistëve të shquar, sonte në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në Televizionin Klan Maqedoni.

Analisti Dibran Hoxha tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut le të mos e shohin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si shpëtimtarë por të fokusohen tek oferta që japin partitë vendase.

Hoxha shtoi opozita duhet të përballet në media me gazetarë dhe analista të tregojnë åka ofrojnë përvëç asaj çka ofron BDI-ja.

Dibran Hoxha: Nëse ju i frikësoheni medias dhe një hapsirë e platforme që ka ndiku opinion atje atëher kjo është problematike se nuk tregon për ndikimin e medias apo asaj platforme. Kjo tregon për pafuqinë tënde që e ke si bllok opozitar. Ne duhet të paraqisim disa pikëpyteje nëse BDI-ja duhet të vazhdojë në qeverisje, dhe unë kam qenë kundër duke parë ndikim ekonomik, dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve në maqedoni fajtor është BDI-ja. Mes dy të këqija unë do të zgjidhja të keqen më të pakët. Vetë zoti Thaçi tha që gjendja e shqiptarëve nuk është siç do duhej të ishte në raport me potencialin dhe atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Të gjitha partitë edhe BDI-ja në Maqedoni nuk kanë arritur ta afrojnë këtë hendekun e racizmit. Sa i përket përfshirjes së zotit Kurti, ai po mundohet të tregojë se është faktor stabiliteti nëse arrin opozita të fitojë, por është edhe ana destruktive që me tregu nëse ka vullnet në rajon për destabilitet unë kam një levë në dorë për me kriju dhe destabiltet në rajon. Për pozitën dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni shqiptarët nuk duhet ta shofin Kurtin si shpëtimtar, por shqiptarët duhet ti shohin blloqet aktuale se çka ofrojnë. /tvklan.mk