“Special One” duket se nuk ka nevojë për pushime. Akoma pa u bërë një javë nga shkarkimi i tij, nga “verdhekuqtë” e Roma-s, tekniku portugez, Hoze Murinjo duket se do të nisë një “aventurë” të re, në karrierën e tij, mirëpo terreni duket goxha i njohur, pasi bëhet fjalë për një tjetër ekip të madhë, në kampionatin italian të futbollit, Serie A.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, agjenti i teknikut “luzitan”, Horhe Mendes ka nisur kontaktet me presidentin e “Bluve” të Napoli, Aurelio De Laurentiis, në Arabinë Saudite, aty ku kampionët në fuqi të Italisë janë duke zhvilluar përballjet e Superkupës së Italisë dhe pritet që këtë javë vetë “Special One”, të takohet me “numrin 1” të napoletanëve.
Mesa duket teknikut portugezi kërkon një rikthim të menjëherë në krye të një skuadre pas largimit, nga Roma, aty ku qëndroi për 2 vite e gjysëm, duke i “dhuruar” këtyre të fundit edhe trofeun e parë evropian në historië dhe mesa duket për fituesin e tripletës me “Zikaltërit” e Inter, Napoli është zgjedhja e duhur krahasuar me klubet e Arabisë Saudite.