0.8 C
Skopje

Hyri në histori me titullin e fituar në La Liga, Ancelotti: Dua akoma të fitoj trofe me Realin

schedule21:55 – 30 Prill, 2022

Carlo Ancelotti fitoi titullin me Real Madrid pas fitores spektakolare që skuadra e tij arriti kundër Espaynolit në “Santiago Bernabeu”.

Pas fitimit të trofeut, tekniku italian ka hyrë në histori, si trajneri i parë që arrin të fitojë tituj në 5 ligat më të mëdha europiane.

“Jam shumë i emocionuar, sezoni ka qenë spektakolar, shumë i rregullt dhe koherent. Duhet të falënderoj lojtarët për punën e bërë dhe sjelljen e tyre. Sot duhet vetëm të festojmë dhe të mos flasim”, ka thënë Carlo Ancelotti për “Real Madrid Tv” pas fitimit të kampionatit në krye të Realit të Madridit.

Fitimi i La Ligas e ka bërë italianin teknikun e vetëm që ka fituar titullin kampion në të pestë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.

“E gjithë kjo më mbush me krenari. Më pëlqen ajo që bëj dhe jam krenar. Dua të vazhdoj të fitoj tituj me Realin e Madridit. U them tifozëve që të mërkurën kundër Manchester City në Champions kemi nevojë për këtë atmosferë në Santiago Bernabeu”, ka thënë Ancelotti. /f.a/abcnews.al