8.8 C
Skopje

I dha fitoren Empolit, Pinamonti: Jam i lumtur për golat, tre pikë që vlejnë shumë

schedule18:25 – 24 Prill, 2022

Lojtari i ndeshjes mes Empolit dhe Napolit, u zgjodh Andrea Pinamonti, i cili arriti të realizonte dopietë në përmbysjen e napolitanëve për t’i dhuruar skuadrës së tij 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Pas ndeshje për “DAZN”, Pinamonti u shpreh shumë i lumtur për pikët e marra, ndërsa theksoi se skuadrës i kanë munguar pikët në ndeshjet e fundit pasi kanë luajtur mirë.

“Nuk mund të mos jesh i emocionuar pas një ndeshje si kjo, tre pikë që vlejnë shumë. Nuk ka rëndësi kundër kujt shënoj, e rëndësishme ishte fitorja.

Kjo fitore do të thotë shumë. Ne pamë që kishim ndeshje të shkëlqyera por rezultatet nuk erdhën, në dhomat e zhveshjes ishte një humor i keq. Në futboll është kështu. Ja pse është e rëndësishme”, theksoi fillimisht lojtari i Empolit.

A mund të jetë kjo pikë kthese për ju? “Absolutisht po, jam i lumtur, jam i qetë dhe mund ta shihni në fushë”.

Cila do të jetë e ardhmja juaj? “Nuk dua të mendoj për asgjë, dua vetëm të festoj me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes”. /f.a/abcnews.al