Një djalë i ri ka humbur jetën në një aksident që ndodhi një orë e gjysmë pas mesnate në rrugën magjistrale Kriva Pallankë-Rankovcë në fshatin Lubincë. Janë lënduar tre persona të cilët u dërguan në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.
“Me datë 14.08.2023 në ora 01:28 në DPB Kriva Pallankë është raportuar se në rrugën kryesore Kriva Pallankë-Rankovcë, në fshatin Lubincë, I.M. (21) nga Kriva Pallanka, duke drejtuar mjetin “Audi” me targa të Kriva Pallankës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur me automjet një bankinë në rrugë. Nga plagët e marra drejtuesi I.M. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë e ka konstatuar vdekjen”, njoftoi sot SPB-ja e Kumanovës.
Bashkudhëtarët J.S.(21), H.S.(22) dhe M.S.(21), të gjithë nga Kriva Pallanka, kanë marrë lëndime të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Foto: Telma