schedule15:50 – 6 Gusht, 2022
Para disa javësh në mediat italiane raportohej për sherr mes Claudio Lotito dhe Igli Tares, një zënkë që është mohuar vazhdimisht nga dyshja drejtuesit e Lazios.
Por siç thotë një shprehje e njohur “ku ka zë nuk është pa gjë”, diçka mund të ketë ndodhur mes dyshes së lartpërmendur.
Ndonëse sipas klubit u vendos paqe mes drejtuesve më të lartë, duket se Lotito ka përdorur Fabianin për të goditur Taren. Në këtë rast, pasojat e kësaj “lufte” i ka vuajtur djali i drejtuesit shqiptar, Etienne Tare, të cilit nuk i është rinovuar kontrata me skuadrën e të rinjve.
Sulmuesi 18-vjeçar, që për momentin është një lojtar i lirë, me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij në Austri.
Sipas “Oversport” raportohet se Etienne Tare është shumë pranë firmës me Austrinë e Vienës. /f.a/abcnews.al