BE-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin, nuk do të ketë propozim më të mirë për Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk do të vendos kushte plotësuese – siguron eurodeputeti dhe raportuesi për RMV-në në Parlamentin Evropian, Ilhan Kjuçuk.
Gjatë një interviste për Radion Kombëtare Bullgare, Kjuçuk, ka deklaruar se e ardhmja do të thotë se RMV-ja dhe Bullgaria bashkë do të jenë në NATO dhe BE, që sipas tij, është interes strategjik për Sofjen.
“Nuk do të ketë ndryshime të qëndrimit të BE-së. S`ka as dëshirë që Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, disa muaj para zgjedhjeve evropiane të merren me ndryshimin e rregullave. Rregullat janë të dakorduara dhe duhet të respektohen. Nuk do të ketë propozim më të mirë, për shkak se ky është më i miri. Nuk është një diktat bullgar, por rregulla evropiane që RMV-ja duhet t`i ndjek” – tha Ilhan Kjuçuk.
Sipas eurodeputetit Kjuçuk, sic njofton KlanM, zgjedhja është ekskluzivisht e Maqedonisë së Veriut dhe nëse VMRO-DPMNE nuk dëshiron të jetë në anën e evropeizimit, përgjegjësia i takon kësaj partie.
Kjuçuk ka paralajmëruar se mossuksesi i ndryshimeve kushtetuese, për një kohë të gjatë, do ta ndalojë rrugën e RMV-së drejt BE-së dhe do të jetë shumë reale që Tirana të ndahet nga Shkupi, kurse shkaqet e dështimit duhet të kërkohen vetëm në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/