25/06/2024

Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët në emisionin Klan Debat, deputetja e kësaj partie Ilire Dauti është shprehur se kjo parti nuk do të ndahet.

Përçarjet në ASH sipas saj, gatuhen nga qendra të ndryshme që nuk ia duan të mirën kësaj partie.

“ASH nuk do të ndahet për shkak se askush nuk e ka këtë të drejtë”, tha Dauti.