Kordinatorja e grupit parlamentar nga Aleanca për Shqiptarët, Ilire Dauti sot ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Shkaku zyrtarë i dhënë nga deputetja Dauti është se ky akt vjen pas rezultateve katastrofale në zgjedhjet për këshill të komunës së Tetovës.
Por informacionet e portalit, indeks.mk thonë një tjetër gjë. Sipas burimeve tona brenda ASH-së, Ilire Dauti po përgatitet për tu futur në garën për të parin e partisë.
Burimet e mirë-informuara mes tjerash thonë se ajo ka edhe përkrahjen e ish kryetarit, Ziadin Sela kundër Arben Taravarit i cili deri më tani është përmendur si zëvendësues i Selës në krye të ASH-së dhe se “lufta” në terren mes dy palëve është shumë e egër dhe se Sela po “lufton” me të gjitha forcat vetëm e vetëm Taravari mos të vijë në krye të ASH-së.