09/12/2024

Pas kryetarit të Kuvendit Qendror, kundër vendimit të kreut të ASH-së, ka reaguar edhe deputetja Ilire Dauti.

Edhe ajo ka kundërshtuar publikisht Taravarin. Sipas Dautit propozimet eventuale për koalicion kalojmë në Kuvend Qendror.

Thotë se deri më tani, vendimi i vetëm që ka kaluar në Kuvend, është që ASH-ja të garojë e vetme në zgjedhje.

Starusi i plotë:

JO, faleminderit!
Lirinë e vendimarrjes së anëtarësisë nuk e këmbejmë me asgjë.
Propozimet jepen në Kryesi dhe aty merren vendimet, pastaj nëse kalojnë aty i përcillen Kuvendit Qendror. I vetmi propozim që ka kaluar në Kryesi të cilin edhe vetë e keni votu është: Aleanca për Shqiptarët te dalë e vetme në zgjedhje.
Aq shumë keni folur për demokraci dhe kundër diktaturës, sonte bëre të kundërtën. Ta ruajmë Aleancën për Shqiptarët dhe vlerat tona që i ndërtuam ndër vite.