Një foshnje dymuajshe e gjysmë nga Tetova me kollë të keq po trajtohet në ditën e pestë në Klinikën për sëmundje të frymëmarrjes në Kozle. Ai aktualisht është në gjendje stabile, me kollë të reduktuar dhe nuk ka nevojë për mbështetje me oksigjen, konfirmojnë nga Klinika. Që nga fillimi i vitit në vend janë regjistruar shtatë raste me kollë të keq.
Shfaqja e tij shkaktoi frikë te prindërit. Në pikat e vaksinimit është i dyfishuar interesimi për imunizimin me vaksinat e vonuara, veçanërisht te fëmijët mbi 18 muajsh që kanë munguar rivaksinimi me di te per.
“Në dhjetor, numri i rivaksinimeve të bëra ishte 26, ndërsa tani në janar janë bërë 61 doza të rivaksinimeve. Kjo është më shumë se dyfishi i rivaksinimeve të bëra, sigurisht që ka edhe apel për prindërit që të mos presin epidemi dhe situata të tilla, sepse vaksina nuk funksionon menjëherë. Por asaj i duhet kohë për të krijuar antitrupa, një përgjigje imune që fëmija të mbrohet.”, – theksoi Sanja Mlladenovska nga Poliklinika “Bukuresht”.
Përfshirja e ulët e imunizimit me këtë, por edhe me vaksina tjera pas pandemisë është njëra nga arsyet për paraqitjen e kollit të keq. Sëmundje që është konsideruar si e çrrënjosur nga paraqitja e vaksinës.
Mjekët thonë se kollitja e madhe nuk mund të diagnostikohet me strisho rutinë të hundës dhe fytit, kështu që shpesh ka raste që nuk zbulohen fare. Për këtë sëmundje ka terapi, por problem janë foshnjat që nuk i nënshtrohen vaksinimit, për ta më i rëndësishmi është imuniteti kolektiv, pra përfshirja e imunizimit duhet të jetë mbi 90%.
Është rritur edhe interesimi për vaksinën e fruthit. Në pikën e vaksinimit në Poliklinikën “Bukuresht” vaksinën MRP e kanë marrë gati dy herë më shumë fëmijë në janar në krahasim me dhjetorin. Rreziku i rikthimit të epidemisë së fruthit është real, thonë mjekët. Vitin e kaluar, përfshirja e imunizimit ishte nën 70 për qind.