16/01/2025

Operacioni në Manastirin Banjska të Zveçanit ka qenë një goditje e rëndë për segmentet proruse në Shërbimin e inteligjencës serbiane (BIA). Informacionet janë rrjedhur te shërbimet aleate të Kosovës, një fitore spektakolare për NATO kundër Rusisë në rrafshin informativ.

Halil Matoshi, shkrimtar, gazetar, publicist e analist politik njihet si emër që nga koha kur punonte në revistën rinore “Zëri i Rinisë”, në vitet më dramatike të shoqërisë së atëhershme jugosllave. Revistat rinore atëbotë ishin shtysa e ndryshimeve nga një sistem monist në atë pluralist, pra viteve 90-ta, por që për Kosovën ishin edhe më shumë se në planin ideologjik, ishin vite të lëvizjes për statusin e saj të barabartë, që për fat të keq, jo që nuk shënoi progres, por shkoi prapa nën regjimin e Millosheviqit. HalilMatoshi ato vite ishte ndër zërat e fortë gazetareskë me plejadën e gazetarëve të shtypit rinor, si prijatarë të çështjes kombëtare. Gjithnjë i kyçur në lëvizje, edhe por pas çlirimit nga regjimi serb, Matoshi vazhdon të japë kontributin e tij intelektual, duke qenë një zë kritik e kreativ në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Në këtë intervistë të shkurtër enkas për indeks.mk, ai i komenton ngjarjet më të fundit në Banjskë të Kosovës, ku doli sheshazi një agjendë destabilizuese, që për fat u hetua me kohë dhe u menaxhua mirë nga policia e Kosovës, por që është vetëm njëri aspekt i problemit…

– Dje ishte një ditë dramatike dhe tronditëse për Kosovën pas vrasjes së policit Afrim Bunjakut në fshatin Banjskë…A ishte kjo ngjarje një kthesë në betejën e Kosovës për të vërtetën e saj kundrejt Serbisë, e cila me involvimin e saj ka humbur shumë kundrejt bashkësisë ndërkombëtare?

– E vërteta e Kosovës dihet. Është mbështetur më 1990-tën dhe më 1999-tën. Por Kjo ngjarje duhet te kundrohet si kthesë në luftën hibridetëtë Rusisë në rajon që e realizonte përmes satelitit të saj, Serbisë. Shthurje totale e inteligjencës serbiane. Operacioni në Manastirin Banjska të Zveçanit është goditja fatale që iu dha segmenteve proruse në Shërbimin e inteligjencës serbiane (BIA) duke i rrjedhë informacione tek shërbimet aleate të Kosovës. Kjo âsht fitore spektrakulare e NATO-s kundrejt Rusisë, në rrafshin informativ. Sëkëndejmi e Kosovës kundrejt Serbisë.

-Si i shikoni të vërtetat që për të njëjtën ngjarje u plasuan nga kryeministri i Kosovës, Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq?

– Aleksandar Vučić-it para syve iu thërrmu strategjia e inkursionit në Kosovë, përmes luftës hibride, duke kamuflu përfshirjendirekte, kinse mbas një rebelimi të serbëve lokalë, në veri të Kosovës. Ai më s’di çka flet! Është demaskuar fuqishëm edhe roli i Kishës Ortodokse Serbiane në Kosovë, megjithë distancimin e saj, që erdhi si pasojë e dështimit ushtarak! I dërmuar dhe humbës (edhe me terma ushtarakë) ai nuk ka më asnjë justifikim para Perëndimit që investonte resurse ta ndihmonte të dilte me ftyrë nga kthetrat putiniste.

-Vlerësim i përgjithshëm është se policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në zbulimin dhe rrethimin e grupit të armatosur serb. Sa kjo do t’i shërbejë normalizimit të gjendjes mëtutje?

– Në Banjska është shënuar fillimi i fundit të ndikimit rus në rajon dhe fillimi i dështimit përfundimtar të destabilizimit të Kosovës. Porse, përleshja e dy qytetnimeve dje, duhet me u shërby për këndellje politikanëve në Prishtinë, se pa ShBA-të dhe NATO-n, asnjë betejë nuk fitohet. Aq më pak beteja politike për integrimin e veriut. Tashti çdo gjë është e qartë. Serbia është dekonspiruar, kurse Kosova duhet shpejt e guximshëm të bëjë veprime politike në drejtim të njohjes së të drejtës ahtisaariane serbëve kosovarë, që Kosova e ka obligim ndërkombëtar nga viti 2015. Sepse të drejtat shtesë për ta, Kosova i ka pranuar në këmbim të pavarësisë kombëtare.

-Pas ngjarjes, kemi dy qasje: një, se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka vdekur dhe dy, qasja e LLajçakut që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë? Çfarë pritni se do të ndodhë me dialogun?

– Dialogu dhe zbatimi i Marrëveshjeve të Brukselit (dhe sekuentimi i Ohrit) janë interesa vitale kombëtare të Kosovës. Pozita e Kurtit në dialog nuk ndryshon, sepse negocimi ka rezultuar tashmë në Marrëveshje. Çdo jetë njerëzore e humbur tash do të jetë absurditet, sepse palët janë dakorduar, porse kundërshtitë po i bëjnë për përdorim të brendshëm. Me i ushqy turmat.

-A janë më të forta tash pozitat e kryeministrit Kurti në tavolinën e bisedimeve duke pasur parasysh se gjithë bashkësia ndërkombëtare akuzoi grupin serb, që drejtpërdrejtë ose tërthorazi si përgjegjësi i shkon Vuçiqit, i cili në konferencën e djeshme tha se prej kohës ka paralajmëruar se do të ndodhte diçka e tillë?

-Vuçiq është i humbur, por kjo nuk i jep Kurtit asnjë kredi politike blanko, sepse ka detyrime në agjendën shtetërore. Dhe vetë ka marrë detyrime në Bruksel e Ohër.