0.8 C
Skopje

 Inzagni: Janë 9 pikë në lojë, gjithçka është e mundur, Interi nuk dorëzohet

“Performancë e shkëlqyer, ekip me personalitet dhe karakter ndaj skuadrës më të mirë të muajit prill, pas ndesh. Ata u përballën me një Inter që donte të fitonte dhe e meritonte fitoren në një fushë shumë të vështirë. Falënderoj tifozët, që na bënë të ndihemi sikur të ishim në San Siro me mbështetjen e tyre deri në fund”, ka theksuar trajneri i Interit, Simone Inzaghi, menjëherë pas ndeshjes së fituar me shifrat 2-1 ndaj Udineses.

Kjo fitore e mban Interin akoma në garë për Scudetton, teksa ndodhen 2 pikë pas Milan, ndërsa Simone vazhdon e thekson se skuadra e tij nuk dorëzohet deri në fund.

“Edhe pas golit të Pussetto ne nuk rrezikuam asgjë. Është ndeshja e 50-të që nga fillimi i sezonit dhe ne luajmë mirë, dimë të fitojmë. Janë edhe tre ndeshje para, plus finalja e Kupës së Italisë. Kemi luajtur 7 ndeshje në 22 ditë, por ekipi është i shëndetshëm dhe dëshiron të besojë deri në fund”.

“Nuk ndikon fakti nëse Milanin luan para apo prapa, jemi mësuar. Herën tjetër do luajmë ne para tyre. Kam qenë i fokusuar te ndeshja jonë, sikurse edhe lojtarë. Duhet të qëndrojmë të fokusuar gjithmonë dhe të mendojmë nga ndeshja në ndeshje, duke e ditur që të premten kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Empolit në shtëpinë tonë”.

“Folëm me ekipin, duhej të luanim një ndeshje të rëndësishme. Ne folëm për Udinese, që është një ekip fizik dhe cilësor, që po kalon një formë të shkëlqyer. U desh të luanim si Interi, që nuk dorëzohet, që e di se ka 9 pikë në lojë dhe gjithçka është e mundur”.

“Mund të them vetëm se pas Superkupës jemi në garë për titullin dhe Kupën e Italisë. Duam të përpiqemi të fitojmë edhe diçka tjetër. E dimë që përballemi me ekipe të forta, por mendoj se tifozët u kënaqën duke e parë ekipin duke luajtur”, është shprehur Inzaghi pas ndeshjes kundër Udinese. /f.a/abcnews.al