10/12/2024

Iraku ka lëshuar një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjigje të sulmit të së mërkurën në Bagdad që la të vrarë një komandant të lartë të grupit militant pro-Iran, Kataib Hezbollah.

Komanda e Përbashkët Operacionale e Irakut e quajti sulmin një “agresion nga SHBA-ja”, duke shtuar se veprimi “minon të gjitha mirëkuptimet” mes Irakut dhe SHBA-së.

Zëdhënësi Tahseen Al Khafaji po ashtu përsëriti atë që vendi kishte thënë në serinë e parë të sulmeve amerikane në Irak si kundërpërgjigje për vrasjen e tre ushtarëve të SHBA-së në Jordani, se sulmet janë “shkelje e sovranitetit të Irakut”.

Kataib Hezbollah konsiderohet si grupi militant më i fuqishëm në Irak i mbështetur nga Irani, raportoi CNN.

Por, pas vrasjes së tre ushtarëve në Jordani, Kataib Hezbollah pati lajmëruar se do të suspendonte operacionet e veta ushtarake kundër forcave amerikane, që dha shenjë se grupi i frikësohej goditjes së SHBA-së.