05/10/2024

Nga 4 shkurti, Irani ka paralajmëruar heqjen e vizave për qëllime turistike për shtetasit e Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Alireza Bigdeli, raportojnë mediat serbe.

Heqja e vizave për qëllime turistike do të bëhet edhe për Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistanin, Kirgistanin, Brazilin dhe të tjera.

Kjo duket të jetë një kundërpërgjigje ndaj Izraelit, i cili paralajmëroi heqjen e vizave për Kosovën.

Ndryshe, në fund të muajit të kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Izraeli e ka pranuar kërkesën e Kosovës për t’i lejuar kosovarët të udhëtojnë lirshëm drejt vendit të Lindjes së Mesme për qëllime turistike.

Ky vendim i Izraelit – i cili është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës para rreth tri vjetëve, do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes.