Irina Shayk është fotografuar gjatë një shëtitjeje me vajzën e saj gjashtëvjeçare, Lea De Seine, në New York, ndërsa vëmendje të veçantë tërhoqi zgjedhja e saj e këpucëve.
Gjatë daljes, modelja e ka kombinuar fustanin e zi me një xhaketë të kaltër të errët. Ajo i shtoi kombinimit syze dielli të zeza dhe një çantë Constance Elan nga shtëpia e modës Hermes.
Megjithatë, pjesa më e spikatur e këtij edicioni të modës ishin këpucët e saj të zeza me taka të larta, pjesa e përparme e të cilave është e ndarë në mënyrë që të kujton në këmbët e devesë.
Bëhet fjalë për modelin Tabi Mary Jane të markës Maison Margiela me çmim duke filluar nga 700 euro. Këpucët e diskutueshme shpesh janë cilësuar si më të shëmtuarat në botë, por duket se kohët e fundit po bëhen gjithnjë e më të njohura në mesin e influencuesve të modës.
Me këtë rast, Lea De Seine ka mbajtur dorën e nënës së saj ndërsa kishte veshur një fustan me një stamp kali. Vajza e Shayk dhe Bradley Cooper lindi në vitin 2017, dy vjet para se ata të vendosnin t’i jepnin fund lidhjes së tyre.