1.8 C
Skopje

Irlanda e Veriut merr vendimin në shenjë respekti për vdekjen e Elizabeth II, shtyhen të gjitha ndeshjet

schedule13:25 – 9 Shtator, 2022

Edhe Federata e Futbollit të Irlandës së Veriut, pas asaj angleze, ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për në fundjavë në shenjë respekti për vedkjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Në shenjë respekti pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, ndeshjet e kësaj fundjave të të gjitha ekipeve të futbollit të Irlandës së Veriut, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të organizuara në futboll, në të gjitha nivelet, janë shtyrë”, thuhet në një deklaratë zyrtare./ h.ll/abcnews.al