-1.2 C
Skopje

Ish-kryeministri Mustafa: Është koha optimale për marrëveshje finale, Kurti të angazhojë ekip të përgatitur

Ish-kryeministri, Isa Mustafa
thotë se në këtë fazë është koha optimale për arritjen e marrëveshjes
Kosovë-Serbi.

Mustafa në një prononcim për
Ekonomia Online, shton se kryeministri Albin Kurti nëse ka gatishmëri e a
mundësinë që të krijojë një ekip për këtë çështje, madje thotë se i ka votat e
mjaftueshme në Kuvend.

Sipas ish-kreut të LDK-së, Kurti
duket se e ka edhe përkrahjen e opozitës në këtë proces dhe mund të ec përpara
me marrëveshjen finale.

Mustafa thonë se nuk e di nëse në
këtë fazë të dialogut është biseduar për themelimin e Asociacionit të komunave
me shumicë serbe, por kërkon që të insistohet në marrëveshjen finale.

“Sigurisht se mundet kryeministri Kurti
në qoftëse tregon gatishmëri, përgatitet krijohet një ekip e cila e përkrahë
sepse ka vota mjaft shumë në Kuvend”.

“Ka një përkrahje me sa po duket
edhe të opozitës dhe unë mendoj se është një kohe optimale për arritjen e
marrëveshjes finale”.

“Nuk di se a është biseduar për Asociacionin
dhe nuk mund të flasë për ndryshim të qëndrimeve mirëpo është me rëndësi të bëhet
marrëveshja përfundimtare”.

Ndërsa i pyetur se pse kryeministri i nuk po bënë zgjidhje për plotësimin e kërkesave të grevistëve ai tha se është mirë që Kurti të jap përgjigje për një çështje kaq të rëndësishme, raporton Ekonomia Online.