01/12/2024

Ish-mbrojtësi i Liverpool dhe Crystal Palace, Mamadou Sakho është larguar nga Montpellier pas një përplasjes fizike me trajnerin Michel Der Zakarian në terrenin stërvitor.

Reprezentuesi francez u pezullua nga klubi pas incidentit të 24 tetorit, ku Sakho e kapi për jakë menaxherin e tij 60-vjeçar dhe e rrëzoi në tokë, sipas L’ Equipe, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Ligue 1 tani ka konfirmuar se pas “10 ditë reflektimi, palët kanë rënë dakord, në mirëbesim, t’i japin fund marrëdhënies kontraktuale që i lidhte ato”.

33-vjeçari tani është larguar nga klubi, duke postuar një deklaratë në rrjetet sociale.

“Duhet të dini se si të largoheni nga tavolina kur nuk ka më respekt. Pas incidentit që ndodhi javën e kaluar në qendrën stërvitore dhe për të cilin unë heq dorë nga çdo përgjegjësi, kam vendosur që në këtë ditë të datës 02/11/2023 t’i jap fund bashkëpunimit tim me Montpellier Herault Sports Club”.

“Kam kaluar dy vjet në këtë klub familjar, ku kam pasur kënaqësinë të ndaj përvojën time të nivelit të lartë me shokët e skuadrës dhe “vëllezërit e mi të vegjël” nga qendra e stërvitjes” – thuhej ndër tjerash./Lajmi.net/