Një ish-zyrtar i CIA-s është dënuar me 40 vjet burgim për zbulimin e një grumbulli mjetesh të klasifikuara hakimi në platformën Wikileaks.
Joshua Schulte u shpall gjithashtu fajtor për posedim të imazheve të abuzimit të fëmijëve.
Prokurorët e kanë akuzuar atë për zbulimin e mjeteve të CIA-s “Vault 7”, të cilat lejojnë oficerët e inteligjencës të hakojnë telefonat inteligjentë dhe t’i përdorin ato si pajisje dëgjimi.
Ata thanë se rrjedhja e informacionit është një nga më të tmerrshmet në historinë e SHBA-së.
Schulte, 35 vjeç, shpërndau rreth 8,761 dokumente në Wikileaks në vitin 2017, që përbën shkeljen më të madhe të të dhënave në historinë e CIA-s, tha departamenti i drejtësisë amerikane.
Ai i mohoi akuzat, por u dënua për akuza të ndryshme në tre gjyqe të veçanta federale në New York më 2020, 2022 dhe 2023.
Të enjten, ai u dënua për akuza për spiunazh, hakim kompjuterik, përbuzje të gjykatës, dhënie të deklaratave të rreme në FBI dhe posedim të imazheve të abuzimit me fëmijët.