Obeziteti tek të rriturit dhe fëmijët në Maqedoni është në nivel të lartë, njofton Instituti për Shëndet Publik (ISHP) me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit – 4 Marsi.
“Të dhënat më të fundit tregojnë se 30.5 për qind e fëmijëve të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç në vendin tonë jetojnë me peshë të shtuar trupore ose me obezitet, 13.8 për qind e tyre jetojnë me obezitet ose obezitet ekstrem. Obeziteti është më i zakonshëm tek djemtë, ndryshe nga vajzat”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Sipas të dhënave të Institutit, shumica e fëmijëve me peshë të shtuar trupore dhe obezitet jetojnë në zona urbane.
Studimi i fundit i publikuar në “The Lancet” tregon se, në vitin 2022, më shumë se një miliard njerëz në botë do të jetojnë me obezitet.