24.8 C
Skopje

Ismajlgeci dhe Xhixha nuk mjaftojnë, Tirana eliminohet nga Zrinjski

schedule22:57 – 28 Korrik, 2022

Tirana është skuadra tjetër që përshëndetet me Conference League pas Laçit dhe Vllaznisë.

Bardheblutë e Orges Shehit u mposhtën 3-2 nga Zrinjski, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Marsel Ismajlgeci dhe Redon Xhixha nuk mjaftuan për kampionët e Shqipërisë për të bërë të mundur edhe kalimin në turin tjetër të kompeticionit, golat e tyre u bënë të pavlefshëm, pasi kundërshtarët shënuan 4 herë në portën e Bekajt.

Kështu, bardheblutë përfundojnë rrugën në Europë pa sukeses, një eksperiencë që e nisën nga Champions League por që nuk ia dolën të fitonin asnjë ndeshje nga katër të luajtura.

/f.a/abcnews.al