27.8 C
Skopje

Izo Ganiu: Nepotizmi në komunën e Tetovës ka arritur kulmin!

Në zgjedhjet e fundit lokale Izair Ganiu, i njohur në opinion me nofkën “Izo Ganiu” cilësohej si krahu i djathtë i Bilall Kasamit dhe ndër më meritorët për fitoren e Lëvizjes Besa në Reçicë të Vogël, por me kalimin e kohës, Ganiu u distancua nga Kasami dhe partia e tij, arsyeje siç thotë janë të shumta.

Në një prononcim për indeks.mk tha se me të përfunduar zgjedhjet lokale, Besa është kapur nga një grup i ngushtë i personave që shohin vetëm interesin personal dhe nuk llogarisin në mundin që aktivistët dhanë kohën e zgjedhjeve. I revoltuar nga anashkalimi Ganiu tha se nuk është i vetmi që është i pakënaqur, por ndoshta është I vetmi që ka marrë guximin të dalë publikisht të fletë për padrejtësitë që po ndodhin tek Lëvizja Besa.

“Jam ndër themeluesit e Lëvizjes Besa në Tetovë, por është një grup ose disa figura të cilët kanë anashkaluar anëtarësinë e Lëvizjes Besa. Ka edhe shumë anëtarë të tjerë që nuk e shprehin publikisht revoltën. Janë të pakënaqur dhe ai grupi që është bërë është për interesat e tyre personale”, tha fillimisht Ganiu.

Shtoi se Kasami morri në kabinet dhe i shpërbleu ata që nuk kanë merituar. Sipas tij, kabineti i Kasamit është i mbushur me njerëz të cilët morën rezultatet më negative nëpër vendbanimet e tyre në zgjedhjet lokale.