4.8 C
Skopje

Ja paria intelektuale dhe vizionare e Beses

Arjanit Hoxha, Adnan Azizi, Bastri Bajrami, Arafat Shabani, Nuredin Fetahi, të shoqëruar nga disa persona të tjerë, janë ata që vendosin se në cilën anë do të shkojë Lëvizja Besa.
Personat e lartpërmendur, kanë krijuar një “pari”. Pra, vendimet e tyre “intelektuale” realizohen “pa diskutim” në Lëvizjen Besa.

Vendimi i fundit i partisë së Kasamit të vendosur nga “paria” është koalicionimi me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën për të bllokuar Kuvendin, iniciativë e cila po del të jetë e dështuar deri më tani, sepse Kuvendi është duke realizuar seancë të rregullt, pa pengesa.

Ky nuk ishte vendimi i vetëm, sepse “paria” e udhëhequr nga Hoxha mori edhe vendim për të dalë nga Qeveria dhe koalicioni me LSDM-në, për t’iu bashkëngjitur me iniciativën e VMRO-së dhe Levicës për rrëzim të Qeverisë, që gjithashtu si iniciativë doli të jetë e dështuar.

Deputeti që “prishi” lojën e Hoxhës dhe anëtarëve të tjerë, Kastriot Rexhepi, dje në një prononcim për indeks.mk tha se brenda Besës ka shumë persona të mirë, por fatkeqësisht vendimet merren nga disa persona që janë “pjesë” e kësaj “parie”, të cilët, sipas deputetit, do t’i sjellin dëm të madh Lëvizjes Besa.

Shtrohet pyetja a vepron kjo “pari” në harmoni me qëndrimet e kryetarit të tyre, apo krye në vete?